
Specializimi jonë
Kur divorci lidhet me dy shtete, procedura mund të bëhet më e komplikuar, për shkak të kombinimit të dy sistemeve të ndryshme ligjore.
Sepse në këto raste duhet të merren parasysh si ligji shqiptar, ashtu edhe ligji i shtetit ku jetoni.
Shpesh, avokati në Shqipëri njeh ligjin shqiptar, por nuk njeh rregullat që zbatohen në shtetin ku jetoni.
Në të njëjtën kohë, avokati në atë shtet njeh ligjin e vendit ku ushtron profesionin, por nuk njeh rregullat që zbatohen në Shqipëri.
Ky boshllëk mund të krijojë probleme ligjore.

Disa persona janë divorcuar në Shqipëri, por më pas kanë hasur probleme për ta njohur divorcin në shtetin ku jetojnë.
Të tjerë janë divorcuar jashtë Shqipërisë, por më pas kanë hasur probleme për ta regjistruar divorcin në Shqipëri.
Pikërisht këtë problem synojmë të zgjidhim.
Specializimi ynë plotëson pikërisht këtë boshllëk duke e parë çështjen tuaj nga të dyja anët: nga Shqipëria dhe nga shteti ku jetoni.

Çdo rast është ndryshe
Jo çdo divorc për një shqiptar që jeton jashtë mund të bëhet në Shqipëri.
Në disa raste, divorci mund të zhvillohet në Shqipëri.
Në raste të tjera, procedura duhet të zhvillohet në shtetin ku jetoni.
Kjo varet nga rrethanat e rastit tuaj, si vendi ku jetoni, ku ka qenë jeta juaj familjare, ku është lidhur martesa, nëse ka fëmijë të mitur dhe ku jetojnë ata, nëse jeni dakord me bashkëshortin dhe nëse ka filluar tashmë ndonjë procedurë.
Prandaj, para se të filloni procedurën, është e rëndësishme të konsultohuni me një ekspert të fushës, për t'ju këshilluar ku duhet të bëhet divorci dhe si duhet të zhvillohet procedura.

Mos e nisni procedurën pa kuptuar më parë situatën tuaj.
Një hap i gabuar në fillim mund të sjellë pengesa më vonë.
Na tregoni rastin tuaj në një konsultë falas 30-minutëshe.

